Prishtinë, 15 nëntor 2026 14:21
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do ta shpallin të martën, më 17 nëntor, aktgjykimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të bashkakuzuarve të tjerë, në rastin që lidhet me veprat penale kundër administrimit të drejtësisë.
Seanca publike është caktuar të fillojë në orën 10:00, ndërsa gjykata ka urdhëruar që të gjithë të akuzuarit të jenë fizikisht të pranishëm në sallën e gjyqit.
Përveç Thaçit, në këtë proces janë të përfshirë ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
Sipas aktakuzës së konfirmuar më 29 nëntor 2024, të pandehurit akuzohen për vepra penale që lidhen me pretendimet për përpjekje të ndikimit të paligjshëm në dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në procesin gjyqësor për krime lufte.
Prokuroria pretendon se, gjatë periudhës 12 prill deri më 2 nëntor 2023, Thaçi, gjatë vizitave në qendrën e paraburgimit në Hagë, u kishte dhënë të bashkakuzuarve informacione konfidenciale për dëshmitarët dhe udhëzime se si të ndikonin në dëshmitë e tyre.
Për këtë rast, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar gjashtë vjet burgim për Thaçin, nga tri vjet për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun, si dhe nëntë muaj burgim për Hajredin Kuçin.
Të pesë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm, ndërsa mbrojtjet e tyre kanë kërkuar lirimin nga akuzat.
Ky proces është i ndarë nga gjykimi për krime lufte ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në të cilin Thaçi u dënua me 25 vjet burgim në shkallën e parë, më 16 shtator 2026.

Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027
4.27 miliardë euro buxhet për 2027, paga e 13-të dhe 908 milionë euro për komunat
Kosova synon të zëvendësojë 1 miliard euro importe me prodhim vendor brenda katër vjetësh
Aktakuzë ndaj një shtetaseje të Maqedonisë së Veriut, dyshohet se mashtroi me prona në vlerë prej 320 mijë eurosh
Kosova renditet para shumë shteteve evropiane në indeksin e Gallup-it
Digjitalizohet procedura për pajisje me lejeqëndrim në Kosovë
Vite të tëra pa zgjidhje për qentë endacakë, specialisti i kimisë toksikologjike me kritika për institucionet lokale
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Aksident në komunikacion, vdes një person