Prishtinë, 15 nëntor 2026 14:49
Një vit pas plagosjes dhe rrëmbimit në territorin e Kosovës, Milan Vukashinoviqi vazhdon të mbahet në Serbi, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pa mundësi për të marrë trajtimin e rekomanduar nga mjekët.
Vukashinoviqi, shtetas i Kosovës, ishte plagosur me armë zjarri më 1 nëntor 2025 në fshatin Jellakçë të Leposaviqit, nga persona të panjohur, të cilët më pas e kishin dërguar me forcë në Serbi.
Sipas deklarimeve të ish-zëvendësministrit Radoica Radomiroviq, mik i familjes së Vukashinoviqit, ai vazhdon të jetë i palëvizshëm dhe ka një plumb në shtyllën kurrizore.
Radomiroviq ka deklaruar se, pavarësisht rekomandimeve mjekësore për ndërhyrje kirurgjikale në shtyllën kurrizore, atij nuk i është mundësuar trajtimi i nevojshëm.
Ai ka bërë të ditur se Vukashinoviqi kishte hyrë edhe në grevë urie, në përpjekje për të ushtruar presion ndaj gjykatës që t’i mundësohej trajtimi mjekësor. Megjithatë, ai ishte transferuar në njësinë e paraburgimit në Grabovc, ku, sipas Radomiroviqit, nuk kishte marrë kujdesin e nevojshëm shëndetësor.
Radomiroviq ka akuzuar gjyqtarët që po e trajtojnë rastin, Nebojsha Millosheviq dhe Gordana Gjuriq, për pengim të trajtimit mjekësor të Vukashinoviqit. Ai ka pretenduar gjithashtu se pas këtij rasti qëndrojnë strukturat kriminale në Serbi dhe ka përmendur Milan Radoiçiqin.
Sipas autoriteteve të Kosovës, motivi i plagosjes dhe rrëmbimit lidhet me faktin se Vukashinoviqi nuk i ishte bindur Listës Serbe dhe urdhrave nga Serbia për ta ndërprerë punën në Byronë Kosovare të Sigurimeve.
Pas plagosjes, ai fillimisht ishte dërguar në spitalin e Prokuples dhe më pas në Qendrën Klinike të Nishit, ku vazhdon të jetë nën autoritetet serbe.
Rasti i tij vazhdon të ngrejë shqetësime për trajtimin e shtetasve të Kosovës në Serbi dhe për pamundësinë e familjes që të sigurojë trajtimin e nevojshëm shëndetësor për të.

Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027
4.27 miliardë euro buxhet për 2027, paga e 13-të dhe 908 milionë euro për komunat
Kosova synon të zëvendësojë 1 miliard euro importe me prodhim vendor brenda katër vjetësh
Aktakuzë ndaj një shtetaseje të Maqedonisë së Veriut, dyshohet se mashtroi me prona në vlerë prej 320 mijë eurosh
Kosova renditet para shumë shteteve evropiane në indeksin e Gallup-it
Digjitalizohet procedura për pajisje me lejeqëndrim në Kosovë
Vite të tëra pa zgjidhje për qentë endacakë, specialisti i kimisë toksikologjike me kritika për institucionet lokale
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Aksident në komunikacion, vdes një person