Prishtinë, 15 nëntor 2026 11:38
Ministria e Financave ka publikuar Udhëzimin Administrativ Nr. 03/2026, përmes të cilit plotësohet dhe ndryshohet udhëzimi i vitit 2018 për vlerësimin e rrezikut kombëtar nga pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit.
Udhëzimi i ri, i nënshkruar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, parasheh kërkesa shtesë për raportimin e strukturave institucionale dhe procedurave që zbatohen në parandalimin e këtyre veprave penale.
Ndryshimet përfshijnë raportimin mbi funksionimin e Njësisë së Inteligjencës Financiare, autoriteteve tatimore dhe prokurorive, si dhe mbi burimet njerëzore dhe financiare që këto institucione kanë në dispozicion.
Po ashtu, institucionet përkatëse do të raportojnë për përpjekjet kombëtare në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke përfshirë numrin e punonjësve dhe buxhetin e ndarë për këtë qëllim.
Sipas Ministrisë së Financave, ndryshimet synojnë harmonizimin e legjislacionit të Kosovës me standardet e Bashkimit Evropian, përkatësisht transpozimin e plotë të Direktivës 2015/849, të ndryshuar me Direktivën 2018/843.
Këto direktiva synojnë parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027
4.27 miliardë euro buxhet për 2027, paga e 13-të dhe 908 milionë euro për komunat
Kosova synon të zëvendësojë 1 miliard euro importe me prodhim vendor brenda katër vjetësh
Aktakuzë ndaj një shtetaseje të Maqedonisë së Veriut, dyshohet se mashtroi me prona në vlerë prej 320 mijë eurosh
Kosova renditet para shumë shteteve evropiane në indeksin e Gallup-it
Digjitalizohet procedura për pajisje me lejeqëndrim në Kosovë
Vite të tëra pa zgjidhje për qentë endacakë, specialisti i kimisë toksikologjike me kritika për institucionet lokale
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Aksident në komunikacion, vdes një person