Prishtinë, 10 tetor 2026 07:47
Prokurori special, Bekim Kodraliu, ka deklaruar se gjatë procesit gjyqësor ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit do të prezantohen prova që, sipas tij, dëshmojnë bashkëpunimin e të dyshuarve me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA).
Në fjalën hyrëse, Kodraliu ka pretenduar se Shabani kishte tentuar ta ndërlidhte Spitalin Ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Mollopolc të Shtimes me të ashtuquajturën “Shtëpi e Verdhë” në Shqipëri.
Sipas prokurorit, në kuadër të provave që pritet të administrohen në gjykim janë më shumë se 30 raporte policore, raporte të Agjencisë së Forenzikës, konfirmime nga AKI-ja, të dhëna për hyrje-daljet në Serbi, si dhe dokumente, fotografi dhe materiale të tjera që lidhen me luftën në Kosovë.
Kodraliu ka thënë se Shabani, nga një periudhë e pacaktuar deri në arrestimin e tij më 5 qershor 2024, dyshohet se ka mbledhur dhe dërguar informacione, dokumente dhe materiale për ngjarjet e luftës te zyrtari i BIA-s, Sërgjan Rosiq. Sipas Prokurorisë, komunikimi është zhvilluar përmes telefonit, postës elektronike dhe takimeve fizike në Serbi.
Në këtë proces përmendet edhe raporti i ish-senatorit zviceran Dick Marty, i cili kishte ngritur pretendime për trafikim organesh dhe kishte përmendur të ashtuquajturën “Shtëpi të Verdhë”. Këto pretendime, megjithatë, nuk janë përfshirë në aktakuzat e ngritura nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Ndërkaq, për Muharrem Qerimin, Prokuroria pretendon se ai për vite me radhë kishte mbledhur dhe përcjellë informacione te BIA lidhur me pjesëtarë të UÇK-së, zyrtarë të Policisë së Kosovës, AKI-së dhe IPK-së, si dhe dëshmitarë të proceseve në Dhomat e Specializuara.
Mbrojtja i ka kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë. Avokati i Shabanit, Besnik Berisha, e ka cilësuar një nga provat e prezantuara si “qesharake”, ndërsa ka argumentuar se Prokuroria nuk ka ofruar prova që e lidhin klientin e tij me veprën penale të spiunazhit. Edhe mbrojtja e Qerimit ka kërkuar që ai të shpallet i pafajshëm.
Shabani dhe Qerimi janë deklaruar sërish të pafajshëm për akuzat për spiunazh. Ndaj tyre rëndojnë pretendimet se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe dhe kanë mbledhur e transmetuar informacione që, sipas Prokurorisë Speciale, cenonin sigurinë e Kosovës.

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë