Gjilan, 9 tetor 2026 20:43
Dy persona janë vrarë e një është plagosur nga të shtënat me armë në Livoç të Ulët të Gjilanit të premten. I dyshuari është dorëzuar.
Siç ka njoftuar Policia, në vend të ngjarjes brenda veturës është gjetur i vdekur një burrë 30-vjeçar, ndërsa në Spitalin e Gjilanit është dërguar pa shenja jete një grua po ashtu rreth 30-vjeçare.
Ndërkohë, një tjetër person që është lënduar nga arma e zjarrit, është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. E në mbrëmje, Naser Syla, drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK, ka thënë se i plagosuri është në gjendje të rëndë. Ai ka bërë të ditur se personi është dërguar në sallë operative dhe më pas do të vazhdojë tretmanin në Intensivë.
Viktimat e këtij krimi janë motër e vëlla, ndërkohë nuk dihet ende motivi i kësaj vrasjeje të dyfishtë.

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Vdes në QKUK këmbësori që u godit me veturë në Prishtinë
Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n