Pejë, 16 nëntor 2026 07:59
Aksidenti i rëndë trafiku në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jetën 47-vjeçari nga Peja, Elvis Mulliqi, ka lënë pasoja të rënda edhe për familjen e tij.
Sipas raportimeve të mediave, në mesin e dy personave të lënduar në këtë aksident është edhe djali i viktimës, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Elvis Mulliqi, ish-polic kufitar, humbi jetën në aksidentin ku u përfshinë dy automjete.
Aksidenti ndodhi rreth orës 15:45. Pas përfundimit të hetimeve në vendin e ngjarjes, qarkullimi në këtë segment rrugor është rikthyer në normalitet.
Rrethanat e plota të aksidentit nuk janë bërë ende të ditura.

Aksident në komunikacion, vdes një person
47 fishekë dhe para të gatshme i gjenden të dyshuarit për vrasjen në Suharekë gjatë bastisjes së shtëpisë
Vritet një person në Suharekë, i dyshuari në arrati
Aksident fatal te Stacioni i Autobusëve, humb jetën një këmbësore
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027