Gjilan, 9 tetor 2026 17:58
Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.
Ngjarja ka ndodhur të premten, më 9 tetor, rreth orës 14:25. Sipas Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes është gjetur brenda një veture trupi i pajetë i një burri rreth 30-vjeçar.
Një grua, po ashtu rreth 30-vjeçare, është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. Policia dyshon se edhe ajo është vrarë me armë zjarri nga i njëjti person.
Ndërkohë, një person tjetër ka pësuar plagë nga arma e zjarrit. Pas marrjes së ndihmës së parë në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit, i plagosuri është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.
Sipas informatave fillestare të Policisë, dyshohet se ndërmjet të dyshuarit dhe viktimave ekziston lidhje familjare. Deri më tani, motivi i ngjarjes nuk është bërë i ditur.
I dyshuari është dorëzuar në Polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe arma e zjarrit që dyshohet se është përdorur në rast.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe dy prokurorë të Shtetit. Policia, në koordinim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivin e saj.

Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Vdes në QKUK këmbësori që u godit me veturë në Prishtinë
Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
Aksident i rëndë në rrugën Landovicë-Gjonaj, humb jetën një motoçiklist
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës