Prishtinë, 19 nëntor 2026 10:58
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi të mërkurën në Suharekë, ku një person mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas arrestimit të të dyshuarit, atij i është konfiskuar një revole me 24 fishekë dhe disa gëzhoja.
Ndërkaq, gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, hetuesit kanë gjetur dhe konfiskuar edhe 47 fishekë dhe një shumë të parave të gatshme.
Sipas Policisë, ngjarja kishte ndodhur pas një konflikti verbal, kur i dyshuari dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.
Ky i fundit kishte pësuar lëndime të rënda dhe ishte dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit, por rreth orës 13:03 kishte ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Aksident në komunikacion, vdes një person
Vritet një person në Suharekë, i dyshuari në arrati
Pas vdekjes së ish-policit nga Peja, djali i tij në gjendje kritike
Aksident fatal te Stacioni i Autobusëve, humb jetën një këmbësore
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027