Prishtinë, 8 tetor 2026 15:41
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar gjykimi ndaj Nadica Çepkenoviqit, ish-gardianes së Burgut të Prishtinës, paralelja për gra në Lipjan, e cila akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve 1998-1999.
Në seancën e së enjtes, njëra nga të dëmtuarat ka rrëfyer për përjetimet e saj gjatë kohës sa ishte e burgosur në Lipjan. Sipas dëshmisë së saj, ajo ishte arrestuar dhe dërguar në burg pasi dyshohej se u kishte larë rrobat pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe u kishte përgatitur ushqim, përfshirë edhe tortë.
Dëshmitarja ka pretenduar se gjatë qëndrimit në burg ishte rrahur dhe maltretuar nga gardianet dhe se në këto keqtrajtime kishte marrë pjesë edhe e akuzuara Çepkenoviq.
Gjatë rrëfimit të saj para trupit gjykues, dëshmitarja nuk është ndier mirë dhe disa herë ka kërkuar pauzë, pasi e kishte të vështirë të vazhdonte dëshminë për përjetimet e saj.
Çepkenoviqi po përballet me aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila pretendon se gjatë luftës, në bashkëkryerje me ish-gardiane të tjera, ajo kishte keqtrajtuar në mënyrë sistematike të burgosurat shqiptare, duke përdorur shkopinj gome, shqelma dhe grushte.
Aktakuza ndaj Çepkenoviqit është ngritur më 16 janar 2026, ndërsa ajo akuzohet për veprën penale “Krime kundër popullatës civile”.

Kuçi: Aktorët e jashtëm mund të shfrytëzojnë tensionet për ta destabilizuar Kosovën
Gjykimi për krime lufte në Gjilan, dëshmitari: “Me gjakun tim më vizatuan simbolet serbe në trup”
25 vjet pas policisë multietnike, shqiptarët në Luginën e Preshevës ende përballen me mungesë të përfaqësimit të barabartë në Serbi
Lokalizohet zjarri në Trepçë, 63 minatorë nisin të dalin nga miniera
Qeveria ndan 15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet e cenueshme
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Trajkoviqit, i dënuar për krime lufte
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Çfarë të pengon te shqiptarët e bashkuar?”
Zgjedhjet nën llupë: Iniciativat Qytetare në Serbi ngrenë pikëpyetje për fushatën dhe faljet e Vuçiqit