Prizren, 4 gusht 2025
Koloneli Nexhmi Krasniqi, Drejtor i Policisë Kufitare për Rajonin e Prizrenit, është arrestuar gjatë një operacioni të zhvilluar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prizrenit.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Petrit Kryeziu, duke theksuar se arrestimi është rezultat i një hetimi disa mujor.
Sipas komunikatës së IPK-së, aksioni ka përfshirë bastisjen e katër lokacioneve dhe ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, përfshirë edhe zyrtarin e lartë policor me gradën kolonel.
Të dyshuarit akuzohen për përfshirje në veprat penale të detyrimit dhe shmangies nga tatimi, të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Mediat raportojnë se Krasniqi është kapur në flagrancë duke pranuar shumën prej 30 mijë eurosh.
Hetimet janë ende në zhvillim, ndërsa IPK ka rekomanduar suspendimin e përkohshëm të kolonelit si pjesë e procedurës administrative.
IPK ka ritheksuar përkushtimin për luftimin e çdo forme të krimit, përfshirë atë të kryer nga zyrtarët publikë, dhe nevojën për bashkëpunim ndërinstitucional në funksion të sundimit të ligjit.

Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali