Beograd, 05 Gusht 2025
Behar Preniqi, shtetas i Republikës së Kosovës, është ndaluar nga autoritetet serbe mbrëmjen e së dielës, nën dyshimet për përfshirje në luftën e fundit kundër popullatës serbe.
Burime për bëjnë të ditur se Preniqi po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës së bashku me familjen, kur është ndaluar në pikën kufitare nga autoritetet serbe. Ai është vendosur në ndalim për 48 orë, ndërsa një tjetër person i ndaluar në të njëjtën kohë është liruar.
Familjarët e tij kanë kontaktuar institucionet përkatëse në Kosovë dhe po kërkojnë ndërhyrjen e tyre për të siguruar lirimin e Preniqit.
Portali do të vazhdojë të raportojë për çdo zhvillim të ri në lidhje me rastin.

Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali