Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një mesazh video në gjuhën serbe, përmes të cilit u bën thirrje qytetarëve të veriut të vendit që të aplikojnë për pozitat e hapura në institucionet publike.
Kurti theksoi se procesi i përzgjedhjes do të zhvillohet mbi parimet e meritokracisë, duke garantuar trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët që i plotësojnë kriteret, pavarësisht përkatësisë etnike.
“Ftoj të gjithë qytetarët që dëshirojnë të kontribuojnë në sektorin publik të aplikojnë për pozitat e lira. Përzgjedhja do të bazohet në meritë,” tha Kurti në adresimin e tij.
Ai shtoi se integrimi dhe përfshirja aktive e qytetarëve serbë në institucionet e Republikës së Kosovës është esenciale, duke nënvizuar se shteti u përket të gjithëve dhe se të gjithë duhet të kenë mundësi të barabarta për punësim dhe avancim profesional.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit