Prishtinë, 3 nëntor 2026 06:54
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar rënie të ndjeshme, pas sinjaleve për një rikthim të diplomacisë dhe mundësinë e rifillimit të dialogut mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Nafta bruto amerikane WTI ka rënë deri në 6.7 për qind, duke zbritur në rreth 97.1 dollarë për fuçi. Edhe nafta Brent, e cila shërben si referencë kryesore në tregjet ndërkombëtare, ka pësuar rënie të ngjashme.
Rënia e çmimeve është nxitur nga sinjalet e ardhura nga Teherani për mundësinë e rikthimit në negociata. Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se qeveria po kërkon një zgjidhje përmes dialogut, ndërsa sipas mediave iraniane, Udhëheqësi Suprem Mojtaba Khamenei i ka dhënë qeverisë kompetencat për të ndjekur këtë proces.
Zhvillimet diplomatike kanë ndikuar edhe në tregjet financiare, ku bursat kryesore evropiane kanë shënuar rritje.
Ndërkohë, rënie është regjistruar edhe te çmimi i gazit natyror, i cili ka zbritur me rreth 8.5 për qind, në rreth 95 euro për megavat/orë.
Megjithatë, tregjet mbeten të ndjeshme ndaj zhvillimeve në Lindjen e Mesme, veçanërisht për shkak të rreziqeve që lidhen me furnizimin global me naftë dhe transportin përmes ngushticës së Hormuzit.

Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti