Stuhi shiu dhe breshëri përfshijnë Gjilanin, Ferizajn dhe zona të tjera të Kosovës
Reshje intensive shiu dhe breshëri kanë përfshirë sot pasdite disa pjesë të Kosovës, duke shkaktuar përmbytje në rrugë dhe oborre në qytete si Brezovicë, Gjilan, Ferizaj si dhe në disa fshatra të Gjakovës.
Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë breshër të dendur dhe nivele të larta uji në disa zona, duke dëshmuar intensitetin e stuhive.
Si pasojë e motit të lig, Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njoftoi se një numër i konsiderueshëm konsumatorësh, veçanërisht në rajonin e Anamoravës, kanë mbetur pa energji elektrike. Sipas njoftimit të KEDS-it, ekipet janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për të rikthyer furnizimin me rrymë sa më parë që të jetë e mundur.

Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali