Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka dorëzuar kallëzim penal kundër kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, për nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare.
Sipas Kamberit, padia është bërë së bashku me deputetët Ahmedin Skrijelj dhe Minela Kalender, si reagim ndaj deklaratave të Brnabiq lidhur me protestat në Novi Pazar. Ajo kishte thënë se “dëgjuam thirrjen ‘Allahu Ekber’ dhe gjëra të tjera të neveritshme”, deklaratë që Kamberi e cilëson si stigmatizuese ndaj besimit islam dhe identitetit të shqiptarëve myslimanë.
Kamberi thekson se kjo gjuhë përçon mesazhe urrejtjeje dhe përjashtimi, duke i paraqitur besimtarët myslimanë si të rrezikshëm dhe të huaj në shoqërinë serbe. “Kjo nuk është çështje politike apo morale, por para së gjithash është çështje ligjore dhe drejtësie”, ka shkruar ai.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante