E hënë, 4 Gusht 2025
Kosova është bërë anëtarja e 43-të e Aleancës Evropiane për Praktikën Profesionale (EAfA), një platformë e rëndësishme që synon fuqizimin e arsimit profesional dhe përafrimin e tij me tregun e punës.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, e cila e cilësoi këtë si një arritje të madhe që pasqyron përkushtimin për zhvillimin e arsimit profesional në vend.
Përmes këtij anëtarësimi, Kosova fiton mundësinë të përfshijë në platformë organizata të tjera vendore si: odat ekonomike, shoqatat sektoriale, përfaqësues të sektorit privat dhe partnerë socialë. Po ashtu, i hapet rruga bashkëpunimit me shtete të tjera në fushën e praktikave cilësore, mobilitetit të praktikantëve dhe ndërtimit të partneriteteve strategjike me kompani dhe institucione arsimore në gjithë Evropën.
EAfA promovon praktika efektive dhe cilësore, mbështet ndërmarrjet e vogla e të mesme, përfshin praktikantët në vendimmarrje dhe ndihmon të rinjtë në kalimin nga shkolla në tregun e punës përmes përvojës praktike.
“Pas aplikimit, si ministri kemi përmbushur standardet e kërkuara për anëtarësim në këtë platformë evropiane”, thuhet në njoftim.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante