Prishtinë, 1 tetor 2026 07:45
Në Prishtinë sot mbahet protesta e organizuar nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, me të cilën organizatorët synojnë të kundërshtojnë aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tubimi nis në orën 16:00 në sheshin “Skënderbeu”, nën moton “Jo në emrin tim”.
Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga të gjitha komunat e Kosovës që t’i bashkohen tubimit.
Në konferencën për media, përfaqësuesit e platformës kanë thënë se qëllimi i protestës është kërkesa për drejtësi dhe kundërshtimi i aktgjykimit të Gjykatës Speciale.
“Kosova nuk ka qenë agresori. Shqiptarët e Kosovës kanë qenë viktima të një regjimi që për vite të tëra ua kishte mohuar lirinë, të drejtat dhe dinjitetin”, ka deklaruar Ismail Tasholli nga “Liria ka Emër”.
Tasholli dhe përfaqësuesi tjetër i platformës, Zogiani, kanë përmendur edhe protestën studentore të 1 tetorit 1997, duke e lidhur simbolikisht atë ngjarje me tubimin e paralajmëruar për 1 tetor 2026.
Organizatorët kanë njoftuar gjithashtu se më 10 tetor protestë do të mbahet edhe në Bruksel.
Gjatë konferencës, “Liria ka Emër” i ka bërë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit që të ndërmarrin veprime për shqyrtimin dhe procedimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Për protestën është publikuar edhe orari i nisjes së autobusëve nga qytete të ndryshme të Kosovës drejt Prishtinës.
Tubimi është paralajmëruar si protestë qytetare dhe do të zhvillohet në sheshin “Skënderbeu”, në qendër të kryeqytetit

Nga nesër hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n
Qeveria rialokon 102 milionë euro për pagën e 13-të dhe shtesën 0.5 për përvojë pune
Aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Kaçanik
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i padrejtë, do të bëjmë gjithçka për korrigjimin e tij
Protesta “Jo në emrin tim!” hyn në ditën e 15-të
Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës
Von der Leyen sot në Kosovë, pritet të takohet me Haxhiun e Kurtin
Sot protestohet kundër aktgjykimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ambasadori austriak: Integrimi në BE është garancia më e mirë e sigurisë
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare