Mitrovicë e Veriut, 1 tetor 2026 07:13
Një përplasje e ashpër është zhvilluar në mbledhjen e Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, pasi asamblisti Marko Jakshiq kërkoi që në rendin e ditës të përfshihej një pikë për situatën aktuale në veri dhe zhvillimet në Mitrovicën e Veriut.
Jakshiq ka përmendur arrestimin e nëntë personave në Zubin Potok, si dhe pretendimin për ndalimin e punimeve në një projekt të komunës, duke kërkuar që Kuvendi të diskutojë për këto zhvillime dhe të miratojë një deklaratë përmes së cilës do të shprehte qëndrimin e tij.
Pas kësaj, asamblistja Aida Ferati-Doli ka reaguar, duke thënë se çështjet e përmendura nga Jakshiq nuk duhet të lidhen me pronat e “Trepçës” në baza politike apo etnike.
Gjatë debatit, kryesuesi i Kuvendit, Ivan Zaporozhac, ia ka ndërprerë fjalën Ferati-Dolit, duke thënë se çështja nuk ishte pjesë e rendit të ditës. Ferati-Doli ka kundërshtuar ndërprerjen e fjalës dhe ka thënë se asaj dhe asamblistëve shqiptarë u ndërpritet fjala, duke kërkuar që të lejohet debati.
Në debat është përfshirë edhe asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës, Emir Azemi, i cili ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës nga kryesuesi. Ndërkaq, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Ivan Zaporozhac, ka thënë se Ferati-Doli nuk ishte paraqitur për të propozuar plotësim të rendit të ditës, por për t’iu përgjigjur Jakshiqit.

Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Mbi 14 mijë qytetarë kërkojnë “Ferizaj pa Urosevac”, kërkesa synohet të dorëzohet në Ditën e Dëshmorëve
Komuna e Mitrovicës njofton themelimin e Muzeut Alternativ të Përvojave të Luftës
Lista Serbe zvarrit zgjedhjen e nënkryetarëve shqiptarë në komunat veriore
Video-lajm: Vite të tëra pa përfunduar, objekti sportiv mbetet dëshmi e keqmenaxhimit nga Lista Serbe
Sot protestohet kundër aktgjykimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ambasadori austriak: Integrimi në BE është garancia më e mirë e sigurisë
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Nga nesër hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n