Prishtinë, 25 shtator 2026 09:29
Tre vjet pas sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, Kosova është më e përgatitur për përballimin e kërcënimeve të sigurisë, por rreziku nuk është zhdukur. Sipas ekspertit të sigurisë, Drizan Shala, zhvillimet pas Banjskës tregojnë se kërcënimet duhet të analizohen edhe përtej një sulmi të drejtpërdrejtë të armatosur.
Në një prononcim për VeritasInfo, Shala thotë se ajo që ka ndryshuar nuk është domosdoshmërisht natyra e kërcënimit, por mënyra se si Kosova duhet ta identifikojë dhe ta lexojë atë.
“Tre vjet pas Banjskës, Kosova është më e përgatitur, por kërcënimi nuk është zhdukur. Ajo që ka ndryshuar është mënyra se si duhet ta lexojmë atë”, deklaron Shala.
Sipas tij, sulmi i 24 shtatorit 2023 dëshmoi se rreziku mund të shfaqet përmes grupeve të armatosura, operacioneve hibride dhe veprimeve të koordinuara nga jashtë.
Shala vlerëson se një kërcënim i ardhshëm nuk do të paraqitej domosdoshmërisht në formën e një sulmi të ngjashëm me Banjskën. Ai paralajmëron mundësinë e një kombinimi incidentesh më të vogla, të cilat, të marra veçmas, mund të duken të shkëputura, por që mund të synojnë krijimin e një situate destabilizuese.
“Kërcënimi i ardhshëm mund të mos jetë një Banjska e dytë, por një seri incidentesh të vogla: sabotime, sulme kibernetike, provokime të armatosura, dezinformim dhe tentativa për të krijuar destabilizim institucional”, thotë ai.
Në këtë kontekst, eksperti i sigurisë e sheh si sfidë kryesore jo vetëm parandalimin e një sulmi të mundshëm, por edhe identifikimin e hershëm të veprimeve që mund t’i paraprijnë atij.
“Sot sfida kryesore për Kosovën nuk është vetëm ta parandalojë një sulm, por ta zbulojë në kohë operacionin që mund të paraprijë një sulm të tillë”, thekson Shala për VeritasInfo.
Sulmi në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, mbetet një nga ngjarjet më të rënda të sigurisë në Kosovë në vitet e fundit dhe ka ndikuar në mënyrën se si institucionet e vendit e vlerësojnë kërcënimin ndaj sigurisë kombëtare.

Ekspertët kërkojnë përshpejtimin e gradimeve në Polici
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re
Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në operacionet e kërkim-shpëtimit
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Foda: Duam ta mposhtim Izraelin, objektivi i Kosovës është qëndrimi në Ligën B
Kurti fton diasporën në Francë të investojë në Kosovë
Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë ruajnë dokumente shekullore, theksohet rëndësia e digjitalizimit
Hakerët zbulojnë humbjet ruse në Ukrainë, pretendohet se janë vrarë deri në 450 mijë persona