Prishtinë, 26 shator 2026 06:58
Policia e Kosovës dhe institucionet e sigurisë së SHBA-së kanë riafirmuar përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në fusha të ndryshme policore, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe luftimit të krimit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur në takim zyrtar Atasheun e FBI-së për Zbatimin e Ligjit, Brendan Collins.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin e ardhshëm, forcimin e partneritetit strategjik dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
“Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të plotë dhe koordinim të vazhdueshëm në fusha të ndryshme policore me qëllim të rritjes së sigurisë dhe luftimit efektiv të krimit”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të sigurisë së SHBA-së.
“Policia e Kosovës vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të sigurisë së SHBA-së, duke e konsideruar këtë bashkëpunim si shembull të shkëlqyer të partneritetit profesional dhe strategjik në shërbim të sigurisë së qytetarëve”, thuhet tutje në njoftim

Shala: Kërcënimi nuk është zhdukur, Kosova duhet të zbulojë në kohë operacionet destabilizuese
Banjska, tri vjet më pas: Tre të dënuar në Kosovë, Radoiçiqi ende në Serbi
Kosova dhe SHBA-ja forcojnë partneritetin në mbrojtje, synohet avancimi i kapaciteteve të FSK-së
Erdogani zotohet ta mbështesë Kosovën në industrinë e mbrojtjes
Arrest shtëpiak për drejtoreshën e SHISH-it në Shqipëri
Maqedonci: Pjesëtari i FSK-së renditet i dyti në “Best Warrior Competition 2027” në Ajova
Policia e Kosovës dhe FBI-ja forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit
Gërvalla: Ligjin për Byronë e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit
Aktivizohen institucionet pas mishit të skaduar të destinuar për Kosovën
Deklarata kundër Speciales, Haxhiu: Do të kontribuojmë në draftimin e saj