Prishtinë, 24 shtator 2026 14:31
Në Banjskë të Zveçanit, është vendosur gurthemeli i obeliskut të Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku në trevjetorin e rënies së tij.
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, në fjalimin e tij tha se shteti ngadhnjeu përballë terroristëve serb, falë sakrificës së Afrim Bunjakut dhe angazhimit të pakursyer të qindra policëve të tjerë.
Ai theksoi se qëllimi i terroristëve të mbështetur dhe financuar nga Serbia, qëllim të vetëm kishin okupimin e një pjese të territorit të Kosovës.
“Nata në mes 23 dhe 24 shtatorit të vitit 2023, ishte një ndër betejat më të rëndësishme, u arrit ndër fitoret më të mëdha të shtetit të Kosovës, ku shteti u ballafaqua me sulm terrorist, e shteti doli fitimtar. Kjo falë sakrificës së rreshterit Afrim Bunjaku, sakrificës e angazhimit të pashkëputur të qindra policëve të tjerë, të cilët me vetëmohim, me profesionalizëm arritën që të mundnin terroristët e sponsorizuar, mbështetur, armatosur e financuar nga shteti i Serbisë, të cilët qëllim të vetëm kishin okupimin e një pjese të territorit të Republikës së Kosovës”, tha ai.
Sipas tij, veriu i vendit tashmë frymon lirshëm
“Kjo fitore solli liri për këtë pjesë, veriu i Kosovës tash frymon lirshëm, si rrjedhojë e kësaj, ne kemi arritur që të zbulojmë edhe varreza masive, të identifikojmë persona të pagjetur, të zhdukur dhunshëm nga kriminelët atëherë, nga shteti kriminal serb të asaj periudhe dhe ky faktorizim, ky frymim i lirshëm, jo vetëm tashmë i kësaj pjese, po fuqizimi i shtetit të Kosovës po mundëson që ne të vazhdojmë me punë të mira, punë të mëdha në veri, të vazhdojmë të kërkojmë për të zhdukur të tjerë, por në të njëjtën kohë edhe të fuqizojmë gjithë shtetin”, tha ai.
“Falë sakrificës së Afrim Bunjakut, falë angazhimit të të gjithë policëve, tashmë ne kemi mundësinë që të vendosim obelisk për këtë sakrificë, për këtë angazhim, dhe ku qytetarët tanë do të kenë mundësi që edhe më për së afërmi të njihen me ato momente, jashtëzakonisht të rënda për Kosovën, për institucionet e saj, për familjen e heroit Afrim Bunjaku, për të gjithë policët të cilët kanë qenë të angazhuar atë ditë, por në të njëjtën kohë edhe për një fitore e cila është unike për këtë pjesë”, tha ai.

Ndryshimet në Beograd mund të godasin rrjetin e Listës Serbe dhe strukturat paralele në Kosovë
Kurti fton shqiptarët e Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Shala: Institucionet e Kosovës duhet ta monitorojnë komunikimin e Qeverisë së re të Serbisë me serbët e Kosovës
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Ekspertët kërkojnë përshpejtimin e gradimeve në Polici
Shqiptarët e Luginës votojnë për Këshillin Kombëtar, katër lista garojnë për 29 ulëse
Eisenkot merr mandatin për formimin e qeverisë në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit