Prishtinë, 23 shtator 2026 14:51
Eksperti i sigurisë Avni Islami ka akuzuar Beogradin zyrtar se po vazhdon “luftën hibride dhe propagandën kundër institucioneve të Kosovës”, duke pretenduar se fabrika e re izraelite për prodhimin e dronëve në Serbi nuk është një projekt paqësor.
“Bashkësia ndërkombëtare, NATO-ja dhe aleatët perëndimorë nuk mund të vazhdojnë t’i mbyllin sytë përballë këtij armatimi ofensiv, të kamufluar nën petkun e vetëmbrojtjes”, ka deklaruar Islami.
Ai ka rikujtuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, së fundmi ka hapur një “fabrikë sekrete” të re për montimin e dronëve ushtarakë, e cila funksionon si projekt i përbashkët me kompanitë izraelite dhe gjigantin “Elbit Systems”.
Sipas tij, në këtë fabrikë do të montohet droni zbulues “Magni”, por shqetësimin kryesor e paraqet prodhimi i dronit “Firefox”, i cili, sipas Islamit, është dron ofensiv.
“Pyetja që natyrshëm shtrohet është: për çfarë i nevojitet një shteti që pretendon se dëshiron paqe një arsenal i tillë me dronë kamikazë dhe ofensivë?”, ka theksuar eksperti i sigurisë.
Islami pretendon se përgjigjja qëndron në strategjinë e luftës hibride, të cilën, sipas vlerësimit të tij, autoritetet në Serbi e kanë zbatuar prej vitesh kundër Kosovës, por edhe ndaj Bosnjë-Hercegovinës dhe Kroacisë.
“Beogradi ka ndërtuar një narrativë sistematike propagandistike, duke vënë në pikëpyetje sovranitetin e Kosovës dhe duke krijuar një alibi të rreme se komuniteti serb përballet me dhunë. Ky kërcënim i konstruktuar duhet të shërbejë si justifikim për një ndërhyrje të mundshme ushtarake në të ardhmen”, ka deklaruar Islami.
Ai ka përsëritur gjithashtu qëndrimin se Serbia është “faktori kryesor destabilizues në Ballkanin Perëndimor”.

Kurti fton shqiptarët e Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Shala: Institucionet e Kosovës duhet ta monitorojnë komunikimin e Qeverisë së re të Serbisë me serbët e Kosovës
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Nisin punimet për fabrikën e municionit në Gjakovë
Pesë të vdekur dhe mbi dhjetë të plagosur nga të shtënat në qendër të Krakovit
Kosova me synime për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, publikohet lista