Mitrovicë, 21 Shtator 2026 11:35
Komuna e Mitrovicës njofton themelimin e Muzeut Alternativ të Përvojave të Luftës Mitrovica Jugore, 21 shtator 2026 Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Faton Peci, njoftoi hapjen e muzeut të përvojave të luftës.
Në njoftimin e tij ai deklaroi: “Nga sot – megjithëse me një vonesë të madhe – po filloj të shkruaj përvojat e mia të luftës dhe momentet më kritike, më tronditëse që kam mbijetuar në Mitrovicë dhe fshatin tim Zhazhë; sepse besoj se ajo që pamë dhe ajo që mbijetuam nuk duhet të mbetet e mbyllur vetëm në kujtimet tona”, njoftoi Peci.
Ai ka I ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës të bëjnë të njëjtën gjë: të shkruajnë, të ndajnë dhe dokumentojnë përvojat e tyre të luftës.
“Çdo dëshmi është e rëndësishme. Çdo histori është pjesë e historisë sonë. Në të ardhmen, Komuna e Mitrovicës do të krijojë Muzeun Alternativ të Përvojave të Luftës të Mitrovicës. Qëllimi ynë është të arkivojmë të gjitha këto të dhëna dhe dëshmi në këtë muze në mënyrë që ato të ruhen dhe t’u kalohen brezave të ardhshëm. Sepse krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë nuk duhet të harrohen. Ato duhet të dokumentohen, të dëshmohen dhe të ruhen si pjesë e kujtesës sonë kolektive. Për ata që u vranë. Për ata që mbijetuan. Për të vërtetën që brezat e ardhshëm duhet ta dinë – sepse “Ua kemi borxh atyre dhe Kosovës”!

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë