Mitrovicë, 30 tetor 2026 08:09
Disa lokale afariste dhe gastronomike janë mbyllur gjatë mbrëmjes së së enjtes në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan, gjatë një aksioni të inspektorateve sanitare, të tregut dhe atyre tatimore, me asistimin e Policisë së Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Erduan Baliqi.
Ai ka bërë të ditur se janë mbyllur disa lokale, por nuk ka dhënë një numër të saktë të tyre, pasi aksioni ishte ende në zhvillim.
Sipas raportimeve, gjatë këtij aksioni janë kontrolluar dokumentacioni dhe gjendja e objekteve afariste.
Ndërkaq, sipas informacioneve jozyrtare në lokalin “Knez”, që ndodhet në shëtitoren e Mitrovicës së Veriut, policia u ka kërkuar klientëve që të largohen nga objekti.
Aksioni është zhvilluar në territorin e komunave të Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.

Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Mbi 14 mijë qytetarë kërkojnë “Ferizaj pa Urosevac”, kërkesa synohet të dorëzohet në Ditën e Dëshmorëve
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Nis hartimi i ligjit për pensionimin e parakohshëm të policëve, synohet pensionimi gradual deri në 55 vjeç