Mitrovicë e Veriut, 13 shtator 2026 10:49
Përkundër diskutimeve në Kuvendin Komunal, Mitrovica e Veriut vazhdon të jetë pa nënkryetar për komunitete, pozitë e paraparë me ligj për garantimin e përfaqësimit institucional të komuniteteve joshumicë.
Çështja është ngritur të paktën dy herë në mbledhjet e Kuvendit Komunal, por deri më tani nuk është ndërmarrë ndonjë veprim për plotësimin e kësaj pozite.
Anëtarja e Kuvendit Komunal, Aida Ferati-Doli, thotë se kërkesa është diskutuar në seancë, por nuk është marrë parasysh nga kryetari i komunës.
“Po, e kemi diskutuar dy herë në një mbledhje të seancës. Por nuk është marrë parasysh nga kryetari i komunës”, ka deklaruar Ferati-Doli, për Veritasinfo.
Në ndërkohë, çështja ka marrë edhe vëmendjen e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
MAPL u ka kërkuar komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Zubin Potokut që të përmbushin obligimet ligjore për emërimin e nënkryetarëve për komunitete.
Kërkesa e ministrisë vjen në një kohë kur këto tri komuna udhëhiqen nga përfaqësues të Listës Serbe, ndërsa në Mitrovicën e Veriut komuniteti shqiptar vazhdon të mos ketë një përfaqësues në këtë pozitë institucionale.
Nga Iniciativa Qytetare “Mitrovica”, Betim Osmani e konsideron këtë situatë si më shumë se një vonesë administrative. Ai thotë se zvarritja e zgjedhjes së nënkryetarit për komunitete po bëhet qëllimisht nga Lista Serbe.
Sipas tij, mosplotësimi i kësaj pozite i lë shqiptarët dhe komunitetet e tjera joshumicë pa një zë të drejtpërdrejtë në strukturat e komunës dhe dobëson mekanizmin institucional që ligji e ka paraparë pikërisht për mbrojtjen dhe përfaqësimin e tyre.
Kështu, ndërsa MAPL ka kërkuar që obligimi ligjor të zbatohet, mbetet e paqartë se kur Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut do ta procedojë dhe miratojë nënkryetarin për komunitete.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit