Graçanicë, 17 tetor 2026, 15:35
Kontrata për ndërtimin dhe rindërtimin e urave iu dha një konsorciumi në të cilin është edhe komopania “DINO”, ndërsa ndryshimi në çmimet e ofertave dhe shuma e parashikuar për projektin ngre pyetje në lidhje me kriteret e vendimmarrjes.
Komuna e Graçanicës, e kryesuar nga Lista Serbe, i dha kontratën për ndërtimin dhe rindërtimin e urave në fshatrat Gushtericë e Ulët dhe e Epërme, Dobrotin, Preoc dhe Llapnasellë një konsorciumi të përbërë nga N.T.SH. DINO dhe STRONG CONSTRUCTION, me vlerë totale prej 48,966.85 eurosh, thuhet në njoftimin e vendimit të autoritetit kontraktues të datës 7 tetor 2026.
Megjithatë, të dhënat nga dokumenti i publikuar ngrenë pyetje që meritojnë shqyrtim të mëtejshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për diferencën midis çmimeve të ofruara dhe shumës për të cilën u dha përfundimisht kontrata. Sipas dokumentit, ofertuesi i dytë, një konsorcium i LB Beton Group dhe NB Company, paraqiti një ofertë me vlerë 37,898.50 euro. Kjo është 11,068.35 euro më pak se oferta e konsorciumit të cilit iu dha kontrata. Në të njëjtën kohë, vlera e kontratës së zgjedhur përkon pothuajse plotësisht me shumën prej 48,970 eurosh, e cila, sipas deklaratave që shoqërojnë këtë rast, përmendet si buxheti i parashikuar për projektin.
Diferenca midis kësaj shume dhe çmimit të kontraktuar është vetëm 3.15 euro. Pyetja kryesore është pse kontrata iu dha konsorciumit me një çmim më të lartë, ndërsa oferta e konsorciumit tjetër ishte më e ulët me më shumë se 11,000 euro.

Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Mbi 14 mijë qytetarë kërkojnë “Ferizaj pa Urosevac”, kërkesa synohet të dorëzohet në Ditën e Dëshmorëve
Komuna e Mitrovicës njofton themelimin e Muzeut Alternativ të Përvojave të Luftës
Lista Serbe zvarrit zgjedhjen e nënkryetarëve shqiptarë në komunat veriore
Mobilizim elektoral nga Lista Serbe në veri të Kosovës pavarësisht ndalesave – Punonjësit në institucionet paralele nën presion për të mbështetur Vuçiçin
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Kajtazi: Javelin-i forcon mbrojtjen antitank të Kosovës, por FSK-së i duhen edhe kapacitete për goditje në thellësi
Sveçla: Nuk do të lejojmë njollosjen e Policisë së Kosovës