Preshevë, 1 shtator 2026 14:42
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kritikuar politikën e Beogradit ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke e cilësuar atë si diskriminim institucional që po ngushton hapësirën për një jetë normale.
Në një prononcim për Veritasinfo, Kamberi ka thënë se përmes masave administrative dhe politike, shqiptarët po përballen me një sërë pengesash, përfshirë pasivizimin e adresave, mosnjohjen e diplomave, nënpërfaqësimin institucional dhe, së fundmi, edhe pengesat që prekin fëmijët e shkollave fillore.
Sipas tij, këto praktika ndikojnë drejtpërdrejt në largimin e njerëzve nga Lugina e Preshevës.
“Është pjesë e politikës së diskriminimit institucional që Serbia po e bën ndaj shqiptarëve”, ka deklaruar Kamberi, duke shtuar se këto metoda administrative mund të konsiderohen si forma të “pastrimit etnik”.
Ai ka kritikuar veçanërisht bllokimin e mjeteve të dedikuara për shqiptarët, duke theksuar se kjo po bëhet pa një vendim konkret institucional, por, sipas tij, përmes një “diktati politik”.
Kamberi ka vlerësuar se vazhdimi i këtyre politikave e vështirëson edhe më shumë jetën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe nxit migrimin e tyre.

Konjufca: Serbia po e shfrytëzon OKB-në për qëllime politike
DASH: Kosova shënon përparim në luftën kundër trafikimit me njerëz, por sfidat vazhdojnë
Kamberi: Bashkimin e kemi arritur, synojmë më shumë se dy mandate
Propaganda serbe përmes filmave, dokumentari i ri glorifikon Korpusin e Prishtinës
Kamberi: Paqja nuk mund të ndërtohet pa të drejtat e pakicave
Mobilizim elektoral nga Lista Serbe në veri të Kosovës pavarësisht ndalesave – Punonjësit në institucionet paralele nën presion për të mbështetur Vuçiçin
Serbia e rikthen Kosovën në qendër të retorikës nacionaliste: Pretendimet territoriale si mjet për pushtet
Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon që sulmuesit e Banjskës të mbahen përgjegjës
Radoiçiqi dhe Veselinoviqi përballen me akuza të reja për vrasje