Preshevë, 18 tetor 2026 08:21
Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, duke iu referuar një deklarate të presidentit amerikan Woodrow Wilson nga Konferenca e Paqes në Paris më 31 maj 1919, ka ngritur çështjen e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Wilson atëherë kishte paralajmëruar se trajtimi i pakicave mund të përbënte një nga faktorët më të rrezikshëm për paqen, duke theksuar se stabiliteti nuk mund të ndërtohet vetëm mbi marrëveshjet ndërmjet shteteve dhe kufijtë, por edhe mbi respektimin e të drejtave të komuniteteve.
Kamberi argumenton se ky mesazh mbetet aktual edhe sot për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Sipas tij, pasivizimi i adresave, përfaqësimi në institucionet shtetërore, arsimi, përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, dokumentet personale, zhvillimi ekonomik dhe njohja e diplomave mbeten çështje që kërkojnë zgjidhje.
Ai thekson se mungesa e konfliktit të armatosur nuk është e mjaftueshme për të garantuar paqe të qëndrueshme, nëse qytetarët ndihen të përjashtuar ose përballen me pengesa për shkak të përkatësisë së tyre kombëtare.
Kamberi kërkon që Serbia të sigurojë mbrojtje efektive të të drejtave të shqiptarëve, ndërsa institucionet ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës, t’i kushtojnë më shumë vëmendje kësaj çështjeje.
Sipas tij, përfaqësimi politik duhet të shndërrohet në rezultate konkrete për shqiptarët e Luginës, ndërsa problemet e tyre duhet të adresohen përmes ligjit, dialogut dhe mekanizmave demokratikë.
Në fund, Kamberi rikthen mesazhin e Wilsonit se paqja nuk është vetëm mungesa e luftës, por edhe drejtësia, barazia dhe siguria për çdo qytetar, pavarësisht përkatësisë kombëtare.

Mobilizim elektoral nga Lista Serbe në veri të Kosovës pavarësisht ndalesave – Punonjësit në institucionet paralele nën presion për të mbështetur Vuçiçin
BE-ja mirëpret miratimin e ligjit për pastrimin e parave: Hap drejt anëtarësimit të Kosovës në SEPA
Radulloviq u drejtohet deputetëve të Listës Serbe: “Mund të më vrisni, por nuk mund të më frikësoni”
Ligji për Specialen kalon në zyrën e presidentes për dekretim
Kosova forcon përafrimin me BE-në përmes masave të reja ndaj Rusisë
Vuçiqit i pengon ndërkombëtarizimi i çështjes së Luginës
Kamberi: Paqja nuk mund të ndërtohet pa të drejtat e pakicave
59 të lënduar nga protestat në Tiranë, mes tyre 34 policë
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Krakovit
Radoiçiqi dhe të tjerët: Të kërkuarit nga Kosova që jetojnë të lirë në Serbi