Prishtinë, 20 tetor 2026 19:32
Petar Duriq, bartës i listës “Baba, kjo është për ty”, ka bërë deklarata të rënda ndaj figurave të njohura të botës kriminale në Serbi, Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq.
Gjatë një paraqitjeje televizive, Duriq tha se Radoiçiq dhe Veselinoviq janë përgjegjës për vrasjet e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, dhe ish-zyrtarit serb Vladimir Cvijanit.
“Janë vrarë nga Zvonko Veselinoviqi dhe Milan Radoiçiqi”, deklaroi Duriq gjatë emisionit, duke shtuar se ata janë “dy kriminelët më të mëdhenj aktualisht në Serbi”.
Duriq i krahasoi Radoiçiqin dhe Veselinoviqin me figura të njohura të botës kriminale serbe, si Zheljko Razhnatoviq – Arkani dhe Milorad Ulemek – Legija.
Megjithatë, moderatorja e emisionit theksoi se përgjegjësia penale dhe fajësia për vrasje nuk mund të përcaktohen përmes një emisioni televiziv.
Milan Radoiçiq është një nga figurat kryesore serbe të lidhura me veriun e Kosovës. Ai ka marrë përsipër organizimin e grupit të armatosur që kreu sulmin në Banjskë më 24 shtator 2023, ndërsa ndaj tij janë vendosur edhe sanksione ndërkombëtare.
Zvonko Veselinoviq dhe Radoiçiq janë prej vitesh në fokus të institucioneve dhe mediave për lidhjet e tyre të dyshuara me krimin e organizuar dhe aktivitetet ekonomike në Serbi dhe Kosovë. Të dy janë përfshirë edhe në sanksione të Shteteve të Bashkuara për akuza që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Deklaratat e fundit të Duriqit rikthejnë në vëmendje edhe çështjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, një rast që vazhdon të jetë ndër dosjet më të ndjeshme politike dhe të sigurisë që lidhen me veriun e Kosovës.

Kërcënim për bombë në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, paralajmërohen sulme terroriste
Armët ilegale, kërcenim për sigurinë në Kosovë
Kosova kërkon nga SHBA blerjen e helikopterëve
Kajtazi: Javelin-i forcon mbrojtjen antitank të Kosovës, por FSK-së i duhen edhe kapacitete për goditje në thellësi
Pas sistemeve nga Gjermania dhe Turqia, FSK-ja pret edhe Javelinët amerikanë
Hap i ri drejt forcimit të aleancës me SHBA-në, priten bisedimet për Bondsteelin
Egzon Shalti dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen e Auron Ferizit
Aktakuzë ndaj 12 personave për krim të organizuar, shmangie nga tatimi dhe pastrim të parave
DASH: Kosova shënon përparim në luftën kundër trafikimit me njerëz, por sfidat vazhdojnë