Prishtinë, 20 tetor 2026 16:54
Gjykata Themelore në Gjilan e ka dënuar me 25 vjet burgim Egzon Shaltin, i akuzuar për vrasjen e Auron Ferizit në Viti, më 8 shtator 2025.
Sipas aktgjykimit, Shalti e kishte goditur me veturë një grup personash që po qëndronin në një tavolinë në sheshin “Bafti Haxhiu”, në rrugën “Hasan Kabashi” në Viti. Nga goditja, disa persona pësuan lëndime, ndërsa Auron Ferizi u dërgua për trajtim në QKUK, ku më 10 shtator 2025 ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Sipas Prokurorisë, ngjarja kishte ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme me njërin prej personave që ndodheshin në tavolinë. Aktakuza pretendonte se Shalti ishte afruar disa herë me veturë dhe, në rastin e tretë, kishte devijuar në drejtim të grupit, duke rritur shpejtësinë dhe duke i goditur me pjesën e përparme të automjetit.
Gjykata ka konstatuar se në kohën e kryerjes së veprës, Shalti kishte aftësi esencialisht të zvogëluar mendore. Për këtë arsye, trupi gjykues ka vlerësuar se nuk mund të shqiptohej dënimi me burgim të përjetshëm, në përputhje me nenin 41, paragrafi 3, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Përveç 25 vjetëve burgim, atij i është shqiptuar edhe marrja e lejes së vozitjes për pesë vjet, ndërsa paraburgimi do t’i vazhdohet deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.
Pas shpalljes së aktgjykimit, babai i viktimës, Arton Ferizi, ka paralajmëruar ankesë ndaj vendimit, duke e konsideruar dënimin të padrejtë. Ai ka deklaruar se, sipas tij, Shalti kishte planifikuar vrasjen e pesë personave dhe se rasti duhej të dënohej me burgim të përjetshëm.

Mbi 1.54 miliardë euro investime në bizneset e Kosovës gjatë vitit 2025
Mungesa e prokurorit të rastit ndërpret seancën për Ibër-Lepencin
Vazhdon gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëgjohen dëshmitarët
Sulmi ndaj Ibër-Lepencit, të akuzuarit dalin sërish para gjykatës
Kryeprokuroria thirrje mediave: Për arrestime bazohuni në informacione zyrtare
59 të lënduar nga protestat në Tiranë, mes tyre 34 policë
Egzon Shalti dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen e Auron Ferizit
Aktakuzë ndaj 12 personave për krim të organizuar, shmangie nga tatimi dhe pastrim të parave
DASH: Kosova shënon përparim në luftën kundër trafikimit me njerëz, por sfidat vazhdojnë
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve