Prishtinë, 21 tetor 2026 06:56
Shefi i UNMIK-ut, Peter N. Due, ka kërkuar nga autoritetet në Kosovë dhe Serbi që të bashkëpunojnë për vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë në vitin 2023.
Në raportimin e tij para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Due përsëriti thirrjen për bashkëpunim të plotë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në mënyrë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë, si dhe për sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit në vitin 2024, të përballen me drejtësinë.
“Thirrja për bashkëpunim të plotë nga autoritetet në Beograd dhe Prishtinë” është bërë me qëllim që ata që janë përgjegjës për këto sulme të mbahen përgjegjës, thuhet në deklaratën e UNMIK-ut.
Sulmi në Banjskë ndodhi më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku. Përgjegjësia për sulmin vazhdon të jetë një nga çështjet kryesore në raportet dhe diskutimet ndërkombëtare për sigurinë në Kosovë.
Due, ndërkohë, bëri thirrje edhe për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe që kjo çështje të trajtohet në mënyrë të përqendruar te viktimat dhe pa politizim.

Radoiçiqi dhe Veselinoviqi përballen me akuza të reja për vrasje
Kërcënim për bombë në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, paralajmërohen sulme terroriste
Armët ilegale, kërcenim për sigurinë në Kosovë
Kosova kërkon nga SHBA blerjen e helikopterëve
Kajtazi: Javelin-i forcon mbrojtjen antitank të Kosovës, por FSK-së i duhen edhe kapacitete për goditje në thellësi
Pas sistemeve nga Gjermania dhe Turqia, FSK-ja pret edhe Javelinët amerikanë
Konjufca: Serbia po e shfrytëzon OKB-në për qëllime politike
Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon që sulmuesit e Banjskës të mbahen përgjegjës
Egzon Shalti dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen e Auron Ferizit