Preshevë, 20 tetor 2026 08:16
Kandidati shqiptar për deputet në zgjedhjet parlamentare në Serbi, Shaip Kamberi, ka deklaruar se bashkimi i subjekteve politike shqiptare krijon mundësinë për një përfaqësim më të madh në Kuvendin e Serbisë.
Gjatë takimit me nëndegën e Bujanocit të “Koalicionit Shqiptar”, Kamberi tha se synimi i koalicionit në zgjedhjet e 25 tetorit është që të sigurojë më shumë se një mandat parlamentar.
“Bashkimin e kemi arritur. Tani kemi përgjegjësi ta kthejmë në përfaqësim më të fuqishëm”, ka shkruar Kamberi.
Ai tha se synimi është sigurimi i tre ose më shumë mandateve, duke theksuar se, sipas tij, një përfaqësim më i madh do t’u mundësonte përfaqësuesve shqiptarë të ngrinin më fuqishëm çështjet që lidhen me të drejtat dhe interesat e shqiptarëve në Serbi.
“Kjo kërkon organizim e mobilizim. Kërkon punë të përditshme, biseda me qytetarët dhe angazhim nga secili prej nesh. Bashkimi na ka dhënë mundësinë. Puna jonë duhet ta sjellë rezultatin”, ka deklaruar Kamberi.
Ai u ka bërë thirrje mbështetësve të angazhohen në procesin zgjedhor, ndërsa në fund të postimit ka promovuar listën e “Koalicionit Shqiptar”, me numrin 17 në fletëvotim.

Propaganda serbe përmes filmave, dokumentari i ri glorifikon Korpusin e Prishtinës
Kamberi: Paqja nuk mund të ndërtohet pa të drejtat e pakicave
Mobilizim elektoral nga Lista Serbe në veri të Kosovës pavarësisht ndalesave – Punonjësit në institucionet paralele nën presion për të mbështetur Vuçiçin
BE-ja mirëpret miratimin e ligjit për pastrimin e parave: Hap drejt anëtarësimit të Kosovës në SEPA
Radulloviq u drejtohet deputetëve të Listës Serbe: “Mund të më vrisni, por nuk mund të më frikësoni”
Ligji për Specialen kalon në zyrën e presidentes për dekretim
Mbi 1.54 miliardë euro investime në bizneset e Kosovës gjatë vitit 2025
Mungesa e prokurorit të rastit ndërpret seancën për Ibër-Lepencin