Prishtinë, 27 gusht 2026 8:14
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar transferimin e 4.3 milionë eurove për Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), të destinuara për furnizim me barna nga Lista e Barnave Esenciale.
Vendimi është marrë në mbledhjen e 33-të të Qeverisë, ku është miratuar edhe transferimi i një milion eurove për Ministrinë e Punëve të Brendshme, për mbulimin e obligimeve që lidhen me shpenzime operative.
“Qeveria ka miratuar Kërkesën e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, për transfer të mjeteve në shumë prej katër milionë e treqind e tridhjetë e tre mijë e nëntëqind euro, deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht, për furnizim me barna nga Lista e Barnave Esenciale… është miratuar kërkesa e Ministrisë së Punëve të Brendshme për transferim të mjeteve në shumë prej një milion euro, deri nën 20.68% të ndarjes së ndikuar negativisht, për mbulimin e obligimeve që kanë të bëjnë me shpenzime operative”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, është miratuar kërkesa e Komunës së Podujevës për transferimin e 300 mijë eurove për mbulimin e obligimeve kontraktuale.
Është miratuar edhe vendimi për caktimin e kompensimit mujor të anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të
“Korporatës së Ruajtjes së Energjisë – KRE (Energy Storage Corporation – ESCorp)”.
Ndër vendimet e tjera është edhe dhënia në shfrytëzim e një parcele prej 999 metrash katrorë në pronësi të Agjencisë Pyjore të Kosovës, për nevojat e Ministrisë së Drejtësisë.
Qeveria po ashtu ka nominuar tre përfaqësues të saj në Këshillin Konsultativ për Komunitete.

Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
FSK avancon kapacitetet e Policisë Ushtarake përmes trajnimit me Gjermaninë
Qeveria planifikon ta procedojë në shkurt 2027 projektligjin për formimin e Xhandarmërisë
Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së
12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, në Arabi