Moskë, 01 Gusht 2025
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ka urdhëruar dy nëndetëse bërthamore të “pozicionohen në rajone të përshtatshme” në reagim ndaj komenteve “shumë provokuese” të ish-presidentit të Rusisë, Dmitry Medvedev, raporton “BBC”.
“Fjalët janë shumë të rëndësishme, dhe shpesh mund të dërgojnë në pasoja të paqëllimshme. Shpresoj se ky nuk do të jetë një nga ato raste”, ka shkruar Trump.
Ai nuk ka treguar se ky do të pozicionohen dy nëndetëset.
Medvedev ka postuar disa komente në ditët e fundit duke kërcënuar SHBA-në në reagim ndaj ultimatumit të Trumpit që Moska të pajtohet për një armëpushim në Ukrainë apo të përballet me sanksione të ashpra.
Në postimin në “Truth Social”, Trump shkroi: “Bazuar në deklaratat shumë provokative të ish-presidentit të Rusisë, Dmitry Medvedev, që tash është zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, kam urdhëruar dy nëndetëse nukleare të pozicionohen në rajone të përstatshme”.
Të hënën, Medvedev ka akuzuar Trumpin se po luan “lojën e ultimatumit me Rusinë”.
Në postim në platformën “X”, ish-presidenti rus tha se “çdo ultimatum i ri është kërcënim dhe hap drejt luftës”.
Ndërsa në një postim në “Telegram”, Medvedev paralajmëroi për një kërcënim “të dorës së vdekur” – të cilin analistët ushtarakë e kuptuan si një referencë ndaj emrit të koduar të sistemit të kontrollit të Rusisë të sulmeve hakmarrëse bërthamore.
Medvedev, që aktualisht është zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë të Rusisë, ka paralajmëruar Trumpin të enjten që të mbajë në mend se Moska ka aftësi të nukleare të kohës ish-Sovjetike si zgjidhje të fundit.
Trump po ashtu e paralajmëroi Medvedevin që të ketë “kujdes me fjalët”, duke shtuar se “po futet në një territor shumë të rrezikshëm!”
Shtëpia e Bardhë ka thënë për “BBC” se nuk komenton më tutje deklarimin e Trumpit.
E Kremlini po ashtu nuk ka komentuar deklaratën e fundit të presidentit amerikan.

Izraeli dhe Turqia përplasen gjithnjë e më shumë, Siria kthehet në pikën më të nxehtë
Trump kërkon sqarime nga dy këshilltarët e tij, dyshohet se punuan për autoritetet e Republikës Serbe
Kallas: Rusia po rrezikon jetët në Evropë me sulmet hibride
Alarm për sulme nga ajri edhe në Moldavi e Lituani
Protesta masive në Francë: Nxënësit bllokojnë shkollat, policia arreston dhjetëra protestues
BE-ja planifikon mekanizëm të ri për reagim ndaj kërcënimeve hibride
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave
Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Radoiçiq, pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit