Prishtinë, 23 gusht 2026
Kryetari i Unionit Demokratik Shqiptar (UDSH) në Preshevë, Naser Aziri ka deklaruar se pasivizimi i adresave në Medvegjë ka ndikuar në largimin e shqiptarëve nga kjo komunë, duke paralajmëruar se një situatë e ngjashme mund të prekë edhe Bujanocin e Preshevën.
Azizi tha se Serbia, sipas tij, tashmë e ka arritur qëllimin për “pastrimin etnik” të Medvegjës nga shqiptarët.
Ai e cilësoi pasivizimin e adresave edhe si një çështje ku, sipas tij, institucionet shqiptare në Luginën e Preshevës nuk kanë reaguar sa duhet.
“Pasivizimi i adresave sidomos ai në Medvegjë, por në Medvegjë me thënë të drejtën e kanë arritur qëllimin Serbia që që ta pastrojë etnikisht Medvegjën nga shqiptarët tash ndoshta në rradhë është Bujanoci dhe Presheva. Mirëpo pasivizimi i adresave është dobësi dhe jona, sepse ne nuk kemi bërë një qasje, një qasje… Unë kam ngritur si këshilltar i kuvendit komunal si shqetësim që të vihet në rend të ditës në debat pasivizimi i adresëve në komunën e Preshevës”, tha ai.

Kamberi: Diskriminimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kërkon përgjigje të përbashkët
Shiroka-Pula nis zyrtarisht mandatin si presidente e Kosovës
Kosova nuk lejon fushatën e Serbisë në territorin e saj, Policia ndërhyn në Mitrovicë të Veriut për të ndaluar aktivitetin e Listës Serbe
Serbia synon monopolin politik mbi serbët në Kosovë
Kurti uron Shiroka-Pulën: Do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel
Kuvendi miraton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara
Qeveria ndan 15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet e cenueshme