Prishtinë, 22 gusht 2026 17:24
Bordi i drejtorëve dhe menaxhmenti i KEK-ut paralajmëruan se do të ndërmarrin hapa dhe masa konkrete për forcimin e sigurisë industriale dhe shëndetit në punë.
Bordi i drejtorëve dhe menaxhmenti i KEK-ut shprehën pikëllimin e thellë për humbjen e jetëve të punëtorëve dhe u përcollën ngushëllimet më të sinqerta familjeve, të afërmve, miqve dhe kolegëve të tyre.
“Në takimin e jashtëzakonshëm të Bordit të Drejtorëve dhe Menaxhmentit të KEK Sh.A., i cili sapo ka përfunduar, Bordi është informuar nga Menaxhmenti për rrethanat e përgjithshme të ngjarjes. Në vendngjarje janë duke u zhvilluar hetimet përkatëse nga organet kompetente dhe ekspertët e forenzikës, ndërsa të gjitha rrethanat dhe shkaqet e këtij rasti do të ndriçohen plotësisht përmes procesit hetimor.
Në kuadër të masave konkrete, Bordi ka kërkuar që të adresohen me përgjegjësi rolet, përgjegjësitë dhe llogaridhënia e secilit nivel të përfshirë në proceset e sigurisë në punë. Në këtë drejtim, KEK Sh.A. do të formojë një Task Force për Sigurinë Industriale dhe Shëndeti në Punë, në përbërjen e së cilës do të përfshihen edhe ekspertë të jashtëm të fushës. Task Forca do të ketë për detyrë të bëjë një rishikim të plotë të protokolleve, procedurave, standardeve dhe mekanizmave ekzistues që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë, me qëllim identifikimin e çdo mangësie dhe marrjen e masave konkrete për përmirësimin e tyre”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
Po ashtu thuhet se vlerësimi i rrezikshmërisë së vendeve të punës është kontraktuar gjatë këtij viti dhe aktualisht është në fazën e implementimit.
“Rezultatet e këtij procesi do të shërbejnë gjithashtu si një nga bazat për ndërmarrjen e masave të mëtejshme për eliminimin dhe reduktimin e rreziqeve në vendet e punës.
Bordi dhe Menaxhmenti mbeten të përkushtuar që siguria dhe shëndeti i punëtorëve të jenë prioritet absolut i Korporatës. Asnjë objektiv operacional apo i prodhimit nuk mund të jetë mbi sigurinë dhe jetën e punëtorëve.
Në ditët në vijim, do t’ju njoftojmë për hapat dhe masat konkrete që do të ndërmerren për forcimin e sigurisë industriale dhe shëndetit në punë”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Trajkoviqit, i dënuar për krime lufte
Arrestohet një person në Skenderaj për krime lufte kundër popullatës civile
KRUM u jep afat konsumatorëve për deklarimin e kyçjeve të paautorizuara, paralajmëron masa ligjore
Krimet e luftës, Kosova forcon qasjen institucionale në veri
Protesta në Prishtinë: Gjashtë policë të lënduar, 11 protestues kërkuan ndihmë mjekësore
Situata para Kuvendit, hidhen fishekzjarre dhe gaz lotsjellës
29 kadetë të FSK-së nisin rrugëtimin ushtarak në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
FC Malisheva mbetët pa kryekrytrajner, largohet kroati Brdariq
Kurti: Procesi i Berlinit të rikonfigurohet, Kosova kërkon prova, jo premtime