Prishtinë, 21 gusht 2026 8:19
Dy mitralozë, 11 kallashnikovë, 22 armë të gjata të llojeve të ndryshme, e një arsenal armësh të tjera, përfshirë uniforma ushtarake e këmisha të policisë.
Gjithë kjo sasi e armëve u gjet në zonën e Zubin Potokut, vetëm mes datave 6 dhe 17 gusht.
Madje, drejtori i përgjithshëm Policisë Gazmend Hoxha, tha se ekzistojnë dyshime se ky armatim është përdorur në ekzekutimin personave të pagjetur, mbetjet mortore të së cilëve dyshohet se u gjetën në Kalludër të Zubin Potokut.
E më shumë detaje për gërmimet që po zhvillohen në Kalludër të Vogël, dha ministri në detyrë i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla.
Gjithë këto gjetje, Sveçla tha se nxjerrin në pah dimensionet e krimeve të luftës.
Prandaj, ai kërkoi nga Bashkësia Ndërkombëtare që t’i bëj presion Serbisë.
Në këtë aksion të Policisë së Kosovës u sekuestruan edhe mbi 96 mijë euro.
Provat u prezantuan në një konferencë të jashtëzakonshme, të mbajtur pasditen e sotme në kampin e njësisë speciale në Mitrovicë, “Enver Zymberi”.

Kuvendi ratifikon kredinë 60 milionë euro për “Prishtina 2030”
27 nëntori, afati i Apelit, juristët skeptikë për ndryshimet ligjore
KPK-ja largon Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit
Nis eksporti i parë drejt Zvicrës pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Kosovë–EFTA
Kosovë–Kroaci, marrëveshje bashkëpunimi për dokumentet e luftës
Objekti i Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e UÇK-së
Kuvendi miraton në lexim të parë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Vdes në QKUK këmbësori që u godit me veturë në Prishtinë
Komisioni për Legjislacion voton në parim ligjin për ndryshimin e Dhomave të Specializuara