Prishtinë, 21 gusht 2026 08:07
Prokuroria Themelore në Prishtinë pas humbjes së jetës së një punëtori të KEK-ut, në kuadër të veprimeve hetimore ndaloi një person me inicialet A.K., për 48 orë, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se më datë 20.08.2026, rreth orës 14:50, Prokurori kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm është njoftuar lidhur me një aksident të ndodhur në Koorporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ku një punëtor ka humbur jetën në vendin e punës.
Sipas të dhënave fillestare, aksidenti ka ndodhur gjatë angazhimit në transportin dhe zhvendosjen e kabllove 6kV, me ç’rast viktima dyshohet se ka rënë në kontakt me tensionin elektrik dhe ka pësuar lëndime të rënda”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, Komisioni i Pavarur për miniera dhe minerale (KPMM), Inspektorati i Punës dhe Inspektorati i Brendshëm i Koorporatës Energjetike (KEK), ku me urdhër të Prokurorit kujdestar kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që kanë çuar deri te humbja e jetës së punëtorit.
“Prokurori i çështjes, brenda afatit ligjor, do të shqyrtojë rrethanat dhe provat e grumbulluara si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, duke përfshirë edhe kërkesën për caktimin e ndonjërën prej masave të sigurisë ndaj të pandehurit në procedurë penale në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.

Kuvendi ratifikon kredinë 60 milionë euro për “Prishtina 2030”
27 nëntori, afati i Apelit, juristët skeptikë për ndryshimet ligjore
KPK-ja largon Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit
Nis eksporti i parë drejt Zvicrës pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Kosovë–EFTA
Kosovë–Kroaci, marrëveshje bashkëpunimi për dokumentet e luftës
Objekti i Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e UÇK-së
Kuvendi miraton në lexim të parë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Vdes në QKUK këmbësori që u godit me veturë në Prishtinë
Komisioni për Legjislacion voton në parim ligjin për ndryshimin e Dhomave të Specializuara