Prishtinë, 19 gusht 2026 07:04
Kontrata për eksportimin e thëngjillit nga Kosova në Maqedoninë e Veriut pritet t’i sjellë Korporatës Energjetike të Kosovës deri në 73.2 milionë euro të hyra shtesë gjatë tre viteve të ardhshme.
Sipas ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, marrëveshja paraqet përfitim të drejtpërdrejtë për KEK-un dhe shtetin e Kosovës, pa ndikuar në prodhimin vendor të energjisë elektrike apo në furnizimin me thëngjill.
Një tjetër përfitim lidhet me rritjen e ndjeshme të çmimit të shitjes së thëngjillit. Sipas Rizvanollit, KEK-u tash e shet thëngjillin me 24.4 euro për ton, krahasuar me rreth 8 euro për ton në kontratat e mëhershme, duke rritur ndjeshëm të hyrat e ndërmarrjes publike.
Marrëveshja gjithashtu eliminon kostot e eksportit për KEK-un, pasi kompania publike maqedonase ESM do të kryejë vetë eskavimin, logjistikën dhe transportin e thëngjillit.
Sipas të dhënave të prezantuara nga Rizvanolli, përfitimi kryesor i marrëveshjes është që të ardhurat nga shitja e burimeve natyrore të Kosovës të arkëtohen nga KEK-u dhe shteti, në vend që një pjesë e vlerës së thëngjillit të realizohej përmes ndërmjetësuesve privatë.
Në këtë mënyrë, eksporti i thëngjillit krijon të hyra shtesë për ndërmarrjen publike dhe buxhetin e Kosovës, ndërsa shfrytëzon rezervat e disponueshme të thëngjillit që, sipas ministres, janë të mjaftueshme për të mos cenuar prodhimin vendor të energjisë.

KPK-ja largon Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit
Nis eksporti i parë drejt Zvicrës pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Kosovë–EFTA
Kosovë–Kroaci, marrëveshje bashkëpunimi për dokumentet e luftës
Objekti i Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e UÇK-së
Dëshmitari thotë se mori kërcënime nga Sheholli
1 tetori i protestave: Dikur rezistencë, sot thirrje për liri
FSK e gatshme për situata komplekse operacionale dhe taktike
Kancelari Merz uron Kurtin për mandatin e ri
Gecaj: Tre vjet pas Banjskës, Kosova ka forcuar kapacitetet e sigurisë
FSK-ja rrit nivelin profesional, radhëve të saj i bashkohen oficerë të rinj të mjekësisë