Prishtinë, 18 gusht 2026 21:23
Një intervenim i rrallë dhe kompleks është realizuar me sukses në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të QKUK-së.
Një pacient 23 vjeç i është nënshtruar operacionit për largimin e një tumori me përmasa gjigante nga kaviteti torakal.
Tumori ishte rreth 27 centimetra i gjatë, 17 centimetra i gjerë dhe peshonte 3.5 kilogram.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës thotë se përmasat dhe lokalizimi i tumorit e kanë bërë ndërhyrjen veçanërisht sfiduese, për shkak të afërsisë me strukturat vitale brenda kraharorit.
Operacioni është realizuar nga ekipi i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, i udhëhequr nga drejtori i Klinikës, doktor, Nazmi Kolgeci, në bashkëpunim me ekipin e anestezionit të udhëhequr nga Qendrim Morina, si dhe me instrumentarët dhe infermierët.
Sipas QKUK-së, intervenimi ka përfunduar me sukses, duke dëshmuar rëndësinë e bashkëpunimit multidisiplinar në trajtimin e rasteve të ndërlikuara kirurgjikale.

KPK-ja largon Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit
Nis eksporti i parë drejt Zvicrës pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Kosovë–EFTA
Kosovë–Kroaci, marrëveshje bashkëpunimi për dokumentet e luftës
Objekti i Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e UÇK-së
Dëshmitari thotë se mori kërcënime nga Sheholli
1 tetori i protestave: Dikur rezistencë, sot thirrje për liri
Ministri kroat i Mbrojtjes: Kemi përgjigje ndaj arsenalit ofensiv të Serbisë, Kosovën e kemi aleate
FSK përgatit instruktorët për sfidat e luftës moderne
Mujanoviq: Alarm për të gjithë Evropën, Putin po përsërit narrativin e Millosheviq për “Serbinë e Madhe”