Prushtinë, 18 gusht 2026 15:50
Kosova renditet në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor sa i përket peshës së shpenzimeve publike për arsimin në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), ndërsa Shqipëria pozicionohet në fund të listës.
Sipas të dhënave të fundit të përdorura nga OECD, Kosova shpenzon 4.7% të PBB-së për arsim, duke u renditur e para ndër vendet e Ballkanit Perëndimor.
Pas Kosovës vjen Bosnjë-Hercegovina me 4.4%, Mali i Zi me 4.1%, Maqedonia e Veriut me 3.7% dhe Serbia me 3.3%.
Në fund të renditjes është Shqipëria, e cila ndan 2.9% të PBB-së për shpenzimet publike në arsim. Kjo është rreth një pikë përqindje më e ulët se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila arrin në 3.9%.
Të dhënat përfshijnë financimin publik për të gjitha nivelet e arsimit, nga arsimi parashkollor deri te arsimi universitar dhe doktoral. Në shpenzime përfshihet financimi i drejtpërdrejtë i institucioneve arsimore, por edhe bursat, kreditë dhe transfertat e tjera për nxënësit, studentët dhe familjet e tyre.
Renditja tregon se Kosova ka peshën më të lartë të shpenzimeve publike për arsim në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa Shqipëria mbetet në fund të listës.
Megjithatë, niveli i shpenzimeve nuk është i vetmi tregues i cilësisë së sistemit arsimor. Efektiviteti i investimeve, rezultatet e nxënësve, infrastruktura shkollore dhe cilësia e mësimdhënies mbeten faktorë të rëndësishëm për të vlerësuar se sa efektive janë këto investime.

KPK-ja largon Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit
Nis eksporti i parë drejt Zvicrës pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Kosovë–EFTA
Kosovë–Kroaci, marrëveshje bashkëpunimi për dokumentet e luftës
Objekti i Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e UÇK-së
Dëshmitari thotë se mori kërcënime nga Sheholli
1 tetori i protestave: Dikur rezistencë, sot thirrje për liri
Ministri kroat i Mbrojtjes: Kemi përgjigje ndaj arsenalit ofensiv të Serbisë, Kosovën e kemi aleate
FSK përgatit instruktorët për sfidat e luftës moderne
Mujanoviq: Alarm për të gjithë Evropën, Putin po përsërit narrativin e Millosheviq për “Serbinë e Madhe”