Prishtinë, 18 gusht 2026 06:50
Mësimi plotësues në gjuhën shqipe për fëmijët në mërgatë shihet si një mënyrë e rëndësishme për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe historisë kombëtare. Krahas mësimit, nxënësit nga Belluno e Italisë vizitojnë Kosovën gjatë verës, duke e lidhur njohurinë teorike me përvojën e drejtpërdrejtë në vendlindje.
Organizimi i mësimit plotësues për nxënësit në mërgatë ka dimensionin që të mos harrohet gjuha, kultura dhe historia kombëtare dhe në vete ngërthen ekskursione në atdhe.
“Vizatojmë, vallëzojmë, këndojmë edhe recitojmë”, tha Kaltrina Haradini, nxënëse.
“Po mundohemi shqip me fol me siguri. Zakonisht janë tetë orë në gjuhë të huaj, në gjuhën italiane. Nëse ne nuk merremi me ta, këta devijojnë menjëherë”, tha Fahri Haradini, anëtar i Këshillit të Prindërve.
Mësuesi dhe ish-nxënësja, tash mësimdhënëse, vlerësojnë se mësimi plotësues në mërgim dhe vizitat në vendlindje janë alfa dhe omega e mosharresës kombëtare.
“Unë e vërej bashkë me kolegen time që këta fëmijë e plotësojnë veten nga ana teorike që e mësojnë, me anën praktike që e shohin me sy”, tha Faik Tafolli, mësimdhënës i mësimit plotësues në Belluno, Itali.
“Në Kosovë shumë mirë po shkon ekskursioni. Jemi munduar me bo shumë aktivitete që ta shohin edhe nxënësit e vegjël rëndësinë e vizitës”, tha Agnesa Krasniqi, mësimdhënëse në Belluno të Italisë.
Përjetimet, përshtypjet dhe sugjerimet gjatë qëndrimit në trojet e të parëve do të jenë tema diskutimi dhe përgatitjeje të eseve në mërgim deri në rikthimin e radhës, thonë nxënës të mësimit plotësues në Belluno të Italisë

Kamberi kërkon nga qeveria e re e Serbisë njohjen e diplomave të Kosovës
Kosova kalon në pagesa të shpejta, paratë do të transferohen 24/7
Nis rrënimi i gjashtë objekteve pa leje në zonën e Liqenit të Ujmanit
Kurti: Strukturat paralele në veri janë shkatërruar, 29 rrugë ilegale janë mbyllur
Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027
4.27 miliardë euro buxhet për 2027, paga e 13-të dhe 908 milionë euro për komunat
Rusia rrit tensionet me NATO-n, Aleanca mblidhet pas incidentit në Poloni
Ballkani mposht Gjilanin me përmbysje
Vdekje në vendin e punës në Istog, Prokuroria nis hetimet
Sveçla: Fabrika e municionit, dëshmi e partneritetit strategjik Kosovë–Turqi