Prishtinë, 17 gusht 2026 11:10
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se synimi i Qeverisë është transformimi i ekonomisë së Kosovës përmes forcimit të prodhimit vendor, rritjes së eksporteve dhe krijimit të kushteve më të mira për investime.
Duke folur për Parkun Industrial në Livadicë të Podujevës, Kurti tha se parqet industriale synojnë t’u krijojnë bizneseve vendore mundësi për zgjerimin e kapaciteteve dhe rritjen e prodhimit.
“Synimi ynë si qeveri është ta transformojmë ekonominë e Kosovës, ta forcojmë prodhimin vendor dhe të krijojmë sa më shumë produkte në lloje dhe në numër Made in Kosova”, deklaroi Kurti.
Ai theksoi se objektivi nuk është vetëm zëvendësimi i importeve, por edhe rritja e eksporteve të produkteve kosovare në tregjet evropiane dhe ndërkombëtare.
Sipas Kurtit, parqet industriale janë të destinuara edhe për qytetarët nga diaspora që duan të investojnë kapitalin dhe përvojën e tyre në vendlindje, si dhe për investitorët e huaj që shohin mundësi për të zhvendosur një pjesë të prodhimit të tyre në Kosovë.
“Kosova ofron një sërë përparësish për investitorët”, tha ai, duke shtuar se synimi është që Parku Industrial në Livadicë të shndërrohet në një hapësirë të rëndësishme për zhvillimin dhe zgjerimin e bizneseve.
Kurti veçoi edhe potencialin e investimeve të diasporës dhe kapitalit të huaj si pjesë të përpjekjeve për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese në Kosovë.

Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimit të drejtësisë
Kurti: Askush nuk duhet të përballet e vetme me kancerin e gjirit
Sot protestohet kundër aktgjykimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Nga nesër hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n
Qeveria rialokon 102 milionë euro për pagën e 13-të dhe shtesën 0.5 për përvojë pune
Aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Kaçanik
Von der Leyen sot në Kosovë, pritet të takohet me Haxhiun e Kurtin