Prishtinë, 13 gusht 2026 8:43
Agjencia amerikane e lajmeve, Associated Press (AP), i ka kushtuar një shkrim nisjes së gërmimeve në varrezat masive të zbuluara së fundmi në Kalludër të Vogël, në Zubin Potok.
Gërmimet lidhen me kërkimet për personat e zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë. AP në shkrimin e saj sjell rrëfimin e familjarëve të të zhdukurve, të cilët prej vitesh presin të zbardhet fati i të afërmve të tyre.
Rreth 13 mijë persona humbën jetën gjatë luftës në Kosovë. “Tensionet mes dy vendeve vazhdojnë të mbeten të pranishme. Në maj të vitit 2023, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje, e cila përfshinte zotime nga të dyja palët për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur”, shkruan AP.
Policia e Kosovës tha muajin e kaluar se kishte arrestuar dy serbë nën dyshimin për krime lufte në lidhje me varrezat masive, disa ditë para nisjes së gërmimeve të fundit. Dy të dyshuarit vazhdojnë të mbahen në paraburgim.
Disa zyrtarë të lartë politikë dhe ushtarakë serbë janë gjykuar dhe dënuar për krime lufte në Kosovë nga një tribunal i Kombeve të Bashkuara në Hagë, në Holandë.
Erblin Ademi mbante në duar një fotografi të babait të tij, ku ai shihet duke e mbajtur në krahë kur ishte fëmijë.
“Çdo njeri ka të drejtë të ketë një varr ku mund të vizitohet, ku mund të nderohet dhe ku mund të kujtohet”, tha Ademi.
“Shpresojmë shumë që ky të jetë fundi. Pavarësisht se sa do të zgjasë i gjithë procesi, ne do të presim derisa të mund t’i nderojmë ata ashtu siç e meritojnë”, tha ai, raporton AP.

Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
FSK-ja avancon shkathtësitë taktike kundër terrorizmit
Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Ekspertët kërkojnë përshpejtimin e gradimeve në Polici
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re
Arrestime nga Serbia, por pa dëshmi në gjykatë: Rasti i Behar Preniçit argumenton gjahun ndaj qytetarëve të Kosovë
Aleati i Rusisë, Serbia furnizoi industrinë ushtarake ruse me makineri miliona euroshe
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për Raportin e KE-së për Kosovën
Trump nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të SHBA-së në Kosovë