Prishtinë, 13 gusht 2026 07:12
Prokuroria Speciale e Kosovës ka intensifikuar ndjeshëm ndjekjen penale të krimeve të luftës, veçanërisht nga fundi i vitit 2025 e gjatë vitit 2026.
Nga aktakuza ndaj 21 personave për krimet në Reçak, e ngritur në dhjetor 2025, deri më 13 gusht 2026, numri i personave të përfshirë në aktakuzat për krime lufte arrin në 57.
Vetëm gjatë vitit 2026 janë ngritur aktakuza ndaj 36 personave, për raste që lidhen me disa prej zonave të prekura nga lufta, përfshirë Gjakovën, Vushtrrinë dhe Fushë-Kosovën.
Rritja e numrit të aktakuzave tregon për një intensifikim të angazhimit të Prokurorisë Speciale, e cila pas më shumë se dy dekadash nga përfundimi i luftës po avancon një numër të konsiderueshëm dosjesh nga faza e hetimeve drejt ndjekjes penale.
Një pjesë e rasteve kanë të bëjnë me persona që ndodhen jashtë Kosovës, ndaj Prokuroria ka kërkuar edhe zhvillimin e procedurave në mungesë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Numri prej 57 personash, brenda një periudhe relativisht të shkurtër, shënon një nga periudhat më aktive të Prokurorisë së Kosovës në ndjekjen e krimeve të luftës dhe përpjekjen për të vendosur përgjegjësi individuale për krimet e kryera gjatë luftës së viteve 1998–1999.
Rasti i fundi kur Prokuroria e Kosovës ngriti aktakuzë për krime lufte, ishte gjatë ditës së mërkurë, me ç’rast personit S.S, si i dyshuar për pjesëmarrje në krim kundër njerëzimit, iu ngrit aktakuzë për krim në fshatin Reznik të Vushtrrisë.

Arrestime nga Serbia, por pa dëshmi në gjykatë: Rasti i Behar Preniçit argumenton gjahun ndaj qytetarëve të Kosovë
Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti nga Parisi për Gjykatën Speciale: Të bëhen të gjitha përpjekjet për apel
Policia e Kosovës paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga vegëzat që kërkojnë të dhënat bankare
Ndalohen rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë
Aleati i Rusisë, Serbia furnizoi industrinë ushtarake ruse me makineri miliona euroshe
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për Raportin e KE-së për Kosovën
Trump nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të SHBA-së në Kosovë