Prishtinë, 13 gusht 2026 12:37
Kompania “Ibër-Lepenci” arriti të ardhura prej 6.85 milionë eurosh në gjysmën e parë të vitit 2026
Shoqëria aksionare “Ibër-Lepenci” vazhdon të tregojë rritje dhe stabilitet në operacionet e saj.
Gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, kompania gjeneroi të ardhura prej 6.85 milionë eurosh, krahasuar me 6.20 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit 2025 dhe 4.98 milionë euro në vitin 2024.
Të ardhurat u rritën me 10.5% krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2025 dhe me 37.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Në të njëjtën periudhë, fitimi operativ arriti në 3.69 milionë euro, ndërsa fitimi neto arriti në 1.30 milionë euro.
“Këto rezultate pasqyrojnë menaxhim të përgjegjshëm, angazhim të vazhdueshëm dhe fokusin tonë në rritjen e qëndrueshme dhe zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë.
Këto rezultate janë treguesi më i mirë i përpjekjeve dhe angazhimit tonë të përbashkët”, ka njoftuar Faruk Mujka në një njoftim për shtyp.

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së
Radulloviqi përballet me akuzat për terrorizëm në Banjskë, ndërpritet seanca
Krimet e luftës në Gjilan, dëshmitari: Gjurmët e plumbave ende janë të dukshme
Zvonko Veselinoviq largohet drejt Turqisë, fluturon nga Sarajeva për në Stamboll
Gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëshmia e Tiana Viqentijeviqit vazhdon muajin e ardhshëm
Arrestime nga Serbia, por pa dëshmi në gjykatë: Rasti i Behar Preniçit argumenton gjahun ndaj qytetarëve të Kosovë
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Sveçla: 782 milionë euro shpenzime për Policinë, 189 milionë për pajisje dhe armatim