Prishtinë, 12 gusht 2026 13:31
Policia e Kosovës ka hedhur poshtë pretendimet për keqtrajtimin e një qytetari serb nga zyrtarët policorë, të ngritura nga Lista Serbe pas një rasti të raportuar mbrëmjen e së martës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Erduan Baliqi, ka deklaruar se Policia nuk ka informacion se ndaj ndonjë personi është përdorur forcë nga zyrtarët policorë.
“Ajo çfarë mund të themi në lidhje me pretendimet e personit apo personave në fjalë është se policia nuk ka një informacion të tillë. Nuk e kemi ndonjë informacion se është përdorur forca ndaj ndonjë personi”, tha Baliqi.
Ai bëri të ditur se Policia rreth orës 21:00 kishte pranuar informacion se një person kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Sipas Baliqit, njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa pas pretendimeve të personit se ishte rrahur nga policia, rasti i është përcjellë menjëherë Inspektoratit Policor të Kosovës.
“Ne nuk kemi informacion të ketë ushtruar dhunë dikush nga Policia e Kosovës ndaj dikujt”, shprehet Baliqi, për Veritasinfo.
“Megjithatë, mbrëmë rreth orës 21:00 e kemi pranuar një informacion se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, deklaroi zëdhënësi i Policisë.
Baliqi tha se, sapo pretendimet për një sulm të mundshëm nga policia u bënë publike, Policia ka kërkuar përfshirjen e Inspektoratit Policor të Kosovës për të verifikuar rrethanat e rastit.
“Kur ka pretenduar se është rrahur nga policia, gjithmonë sipas pretendimit të tij, ne menjëherë e kemi thirrë Inspektoratin Policor dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, tha ai.
Sipas tij, tashmë është Inspektorati Policor i Kosovës ai që do të merret me verifikimin e pretendimeve dhe do të zhvillojë hetimet për të sqaruar se çfarë ka ndodhur.
“Inspektorati Policor i Kosovës do të zhvillojë hetime në lidhje me këto pretendime”, është shprehur Baliqi.

Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti nga Parisi për Gjykatën Speciale: Të bëhen të gjitha përpjekjet për apel
Policia e Kosovës paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga vegëzat që kërkojnë të dhënat bankare
Ndalohen rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë
Mungesa e gjuhës shqipe në Federatën e Gjahtarëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrje institucionale
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës