Prishtinë, 10 gusht 2026 15:19
Bashkatdhetarët nga diaspora kanë pasur mundësi të vizitojnë sot Kuvendin e Kosovës, ku nga ora 12:00 dyert janë hapur për qytetarët.
Ata janë pritur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
“Kuvendi i hap dyert çdo vit për mërgatën tonë, për t’i afruar edhe më shumë me institucionin ku merren vendimet për të ardhmen e vendit tonë. Për shumë prej tyre, kjo ishte hera e parë që panë nga afër sallat e Kuvendit, vendin ku përfaqësohet zëri i qytetarëve të Kosovës. Gjatë vizitës, ata patën mundësi të takojnë edhe deputetë të Legjislaturës së XI dhe të bashkëbisedojnë për Kosovën, për kontributin e mërgatës dhe për lidhjen e fortë që na bashkon. Bashkatdhetarët tanë e mbajnë Kosovën me vete kudo që janë. Ata janë pjesë e historisë, zhvillimit dhe së ardhmes sonë. Prandaj, dyert e Kosovës janë gjithmonë të hapura për ta. Sepse mërgata nuk është larg Kosovës, mërgata është pjesë e pandashme e saj”, ka shkruar Albulena Haxhiu në rrjetin social “Facebook”.
Vizitat në Kuvend vazhdojnë edhe më 11 dhe 12 gusht.

Bizneset kosovare po zgjerojnë praninë e tyre në veri
Ramadani premton transparencë në hetimin për vrasjen e Arlinda Zekajt
Kurti fton diasporën në Francë të investojë në Kosovë
Gati tri dekada pas luftës, vetëm 77 persona të dënuar për krime lufte në Kosovë
Shqiptarët e Luginës votojnë për Këshillin Kombëtar, katër lista garojnë për 29 ulëse
Nisin punimet për fabrikën e municionit në Gjakovë
Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Lista Studentore rrëzoi Vuçiqin, por jo retorikën nacionaliste ndaj Kosovës