Prishtinë, 10 gusht 2026 12:20
Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës ka nisur marrjen e përgjegjësisë për sigurinë në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Sipas burimeve të televizionit, nga sot Policia e Kosovës ka filluar të marrë përgjegjësinë për sigurimin e urës, e cila për vite me radhë ka qenë nën përgjegjësinë e misioneve ndërkombëtare të sigurisë.
Ky zhvillim shënon një tjetër hap në procesin e kalimit të përgjegjësive të sigurisë tek institucionet e Kosovës.
Ura mbi lumin Ibër ka qenë për vite një nga pikat më të ndjeshme të sigurisë në Mitrovicë dhe simbol i ndarjes së qytetit.

Bizneset kosovare po zgjerojnë praninë e tyre në veri
Ramadani premton transparencë në hetimin për vrasjen e Arlinda Zekajt
Kurti fton diasporën në Francë të investojë në Kosovë
Gati tri dekada pas luftës, vetëm 77 persona të dënuar për krime lufte në Kosovë
Shqiptarët e Luginës votojnë për Këshillin Kombëtar, katër lista garojnë për 29 ulëse
Nisin punimet për fabrikën e municionit në Gjakovë
Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Lista Studentore rrëzoi Vuçiqin, por jo retorikën nacionaliste ndaj Kosovës