Prishtinë, 9 nëntor 2026 15:36
Kryesuesi i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, Burim Ramadani, ka premtuar transparencë në punën e këtij komisioni, i cili po heton veprimet dhe mosveprimet institucionale që lidhen me këtë rast.
Komisioni ka mbajtur të hënën mbledhjen e radhës, e cila fillimisht u zhvillua me praninë e mediave, por më pas vazhdoi me dyer të mbyllura.
Ramadani ka bërë të ditur se Zyra e Kryeministrit ka dorëzuar raportet e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat më herët ishin kërkuar nga komisioni. Sipas tij, kjo shënon fillimin e bashkëpunimit institucional për shqyrtimin e rastit.
Ndërkohë, gjatë mbledhjes janë shfaqur edhe mospajtime mes anëtarëve të komisionit.
Ramadani ka thënë se qëndrimet e ndryshme të anëtarëve janë bërë publike dhe se procesi nuk do të mbahet i fshehtë.
Në rend dite të mbledhjes ishin plotësim-ndryshimi i planit të punës dhe kalendarit të aktiviteteve, përgatitja e listës fillestare të dokumenteve që do t’u kërkohen institucioneve përkatëse, si dhe miratimi i buxhetit të komisionit.
Komisioni Hetimor Parlamentar është themeluar më 29 tetor nga Kuvendi i Kosovës dhe ka mandat deri në gjashtë muaj për të hetuar rrethanat institucionale të rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, si dhe trajtimin institucional të dhunës në familje.

Kurti fton diasporën në Francë të investojë në Kosovë
Gati tri dekada pas luftës, vetëm 77 persona të dënuar për krime lufte në Kosovë
Shqiptarët e Luginës votojnë për Këshillin Kombëtar, katër lista garojnë për 29 ulëse
Nisin punimet për fabrikën e municionit në Gjakovë
BQK-ja dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, synohen pagesa më të lira dhe më të shpejta
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Ramadani premton transparencë në hetimin për vrasjen e Arlinda Zekajt
Foda: Duam ta mposhtim Izraelin, objektivi i Kosovës është qëndrimi në Ligën B
Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë ruajnë dokumente shekullore, theksohet rëndësia e digjitalizimit